MENU
klinika

Nga The New York Times

Zgjedhjet në SHBA po afrojnë dhe Putini e ka gati planin!

26.02.2020 - 18:25

A kanë fituar tashmë rusët?

Kjo është pyetja që kolegu im Reid Epstein dhe unë po diskutonim këtë mëngjes, ndërsa shikonim përgjigjet e kandidatëve presidencialë lidhur me lajmet e ditëve të kaluara, lidhur me një fushatë të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një nga lajmet të enjten tha se zyrtarët e inteligjencës kishin paralajmëruar ligjvënësit që Rusia po ndërhynte në fushatën e vitit 2020, që Presidenti Trump të rizgjidhej. Të nesërmen, pati një lajm në Washington Post se zyrtarët amerikanë kishin informuar senatorin Bernie Sanders të Vermont një muaj më parë se Rusia po përpiqej të ndihmonte atë, me fushatën e tij presidenciale.

Dhe pastaj dje, zyrtarët e inteligjencës i kundërshtuan këto, duke thënë se anëtarët e Dhomës mund të kishin keqkuptuar ose keqinterpretuar konferencën, dhe se Rusia po ndërhynte në zgjedhje, por jo domosdoshmërisht për të ndihmuar presidentin.

Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po bëjnë rusët ose si po e bëjnë atë, megjithëse mund të bëjmë disa supozime bazuar në përpjekjen e tyre për vitin 2016.

Por ne e dimë se si disa prej kandidatëve kanë reaguar ndaj këtij kërcënimi serioz për demokracinë: duke shtuar konfuzionin dhe dezinformimin.

Trump iu përgjigj duke zëvendësuar drejtorin në detyrë të inteligjencës kombëtare, me ambasadorin Richard Grenell, një besnik i tij.

Sanders, nga ana e tij, akuzoi Presidentin Vladimir V. Putin për një “sulm autokratik” dhe paralajmëri Moskën të qëndronte larg zgjedhjeve.

Trump tha në një tubim në Las Vegas që Putin preferonte Sanders.

Dhe Joseph R. Biden Jr., i cili tha se ai nuk ishte informuar për ndonjë inteligjencë specifike në lidhje me Rusinë dhe fushatën e tij, tha se ai ishte kandidati që Putin urrente më shumë.

Përpjekjet e Moskës, nuk janë domosdoshmërisht për të ndihmuar Trumpin ose Sanders; janë për të nxitur mosmarrëveshje dhe dëmtuar institucionet e demokracisë amerikane, duke bërë që zgjedhjet presidenciale të mos duken më të besueshme se ato që e sollën Putin në pushtet.

“Ajo që është kaq shqetësuese për mua tani është paqartësia,” tha Laura Rosenberger, një ish zyrtare e administratës së Bush dhe Obama që tani drejton Aleancën për Sigurimin e Demokracisë. “Është e vështirë të dimë madje edhe shkallën e çështjes kur ne nuk dimë me të vërtetë se cili është qëllimi i problemit.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimi i Muellerit, test për SHBA

E gjithë bota sytë nga Amerika…

Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!