MENU
klinika

Ja kur pritet të ristartojë

11 futbollistë me COVID-19, Serie A nuk rinis më 3 prill

14.03.2020 - 22:38

Italia është vendi më i prekur në Europë nga COVID-19 dhe tashmë as që flitet për sport apo futboll në vecanti. Serie A është pezulluar ashtu si shumica e kampionateve në Europë.

Ekipet italiane, si Juventus, Fiorentina dhe Sampdoria kanë dhe futbollistë me coronavirus, por sipas ekspertëve, numri mund të rritet nga dita në ditë, pasi skuadrat kanë luajtur javën e kaluar me njëra-tjetrën.

Gazeta italiane La Repubblica shkruan se data e rillimit, e lënë për 3 prill do të shtyhet sërish, pasi Sampdoria ka 7 lojtarë me koronavirus, Fiorentina ka 3 dhe Juventus 1. Kampionati italian do të shtyhet dhe të paktën për një muaj me shpresë për të rilluar më 3 maj. Ekipet do të dalin në stërvitje vetëm 2 javë përpara kësaj date, gjithnjë sipas parashikimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën