MENU
klinika

Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën

13.03.2020 - 20:32

Situata e vështirë që po kalon mbarë bota nga pandemia nuk mund të linte “jashtë” edhe yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez ka lëshuar një mesazh të fortë solidariteti në një moment shumë të vështirë në të gjithë rruzullin tokësor, ku po luftohet përhapja e COVID-19.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Ronaldo ka deklaruar se nuk po flet si një futbollist, por si një njeri që po shqetësohej si të gjithë të tjerët në këtë situatë. Ai doli negativ nga testi, por është vetëizoluar në shtëpinë e tij në vendlindje, Madeira. Ndërkohë që 121 persona të Juventus janë futur në karantinë pas daljes pozitiv të futbollistit Daniele Rugani.

MESAZHI I RONALDOS

“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, i cili kërkon kujdesin dhe vëmendjen më të madhe nga të gjithë ne. Ju flas të gjithëve sot jo si një futbollist, por si një bir, baba, një qënie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet më të fundit që po ndikojnë të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të gjithë ne të ndjekim këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qeverive rreth mënyrës se si të menaxhojmë situatën aktuale. Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë para çdo lloj interesi tjetër.

Do të dëshiroja që të shprehja solidaritetin tim ndaj të gjithëve që kanë humbur një njeri të afërm të tyre, solidaritet për të gjithë ata që po luftojnë virusin, si shoku im i sKuadrës, Daniele Rugani, si dhe mbështetjen time të vazhdueshme për prefesionistët e shkëlqyer të shëndetësisë të cilët po rrezikojnë jetën e tye që të ndihmojnë që të shpëtojnë të tjerët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas rastit të Daniele Ruganit

Një tjetër futbollist i Serie A me COVID-19