12.03.2020 - 00:09
Futbolli është drejt ndalimit pas rastit më të fundit. Futbollisti i Juventus, Daniele Rugani, ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Pas publikimit të rezultateve mjekësore, e gjithë skuadra e Juventus pritet të dërgohet në karantinë.
Lajmi është dhënë nga klubi bardhezi. Gjithashtu, klubi italian komunikon se, bazuar në protokollin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, skuadra dhe të gjithë personat që kanë kontakte me Ruganin, do të dërgohen në karantinë.
Me shumë mundësi, ndeshja e kthimit për Champions, Juventus-Lyon, do të shtyhet. Futbolli në Itali është ndalur me drekret të qeverisë deri më 3 prill. Në të gjitha nivelet nuk luhet as me dyer të mbyllura.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata nga përhapja e COVID-19
Anulohen 2 ndeshje Europe dhe 2 finale, 3 pa tifozë
Frika nga COVID-19
Ndeshja me Inter, Getafe nuk udhëton në Milano
Nga infektimi i presidentit të Olympiacos