Përhapjes së Koronavirusit nuk i shpëton edhe futbollit anglez. Sot, në 20:30, ishte planifikuar të luhej ndeshja Manchester City-Arsenal, e vlefshme për javën e 28 të Premier League, sfidë e prapambetur, për shkak të angazhimeve të Sitizens në carabao Cup.
Por kjo ndeshje është shtyrë me ndërhyrjen e Manchester City-t, për shkak të infektimit me Koronavirus të presidentit të Olympiacos, Evangelis Marinakis.
Para disa ditësh u luajt ndeshja e Europa League mes Arsenal dhe Olympiacos dhe presidenti i klubit grek ishte i pranishëm në ambientet e stadiumit dhe ka takuar një pjesë të stafit drejtues të Arsenal.
Ditën e djeshme ai njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se është i infektuar me koronavirus dhe është detyruar të karantinoret. Pas kësaj janë vënë në alarm të gjithë personat dhe stafet e ekipeve që ai ka takuar, përfshirë edhe Arsenal, që tashmë do të duhet të marrë masa për të verifikuar nëse është infektuar dikush me Covid-19.
Kështu, ndeshja e sotme mes Manchester City-t dhe Arsenal nuk do të zhvillohet si masë për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit edhe te skuadra e Guardiolës. Federata angleze ende nuk ka dalë me një vendim se kur do të luhet kjo ndeshje.