MENU
klinika

Situata nga përhapja e COVID-19

Anulohen 2 ndeshje Europe dhe 2 finale, 3 pa tifozë

11.03.2020 - 19:22

Futbolli dhe jo vetëm janë në kaos të plotë për shkak të Coronavirusit që ka pushtuar Botën. Shumica e stadiumeve janë mbyllur, ndërsa ka edhe kampionate që e kanë pezulluar aktivitetin, si Italia, Austria apo Zvicra.

UEFA ka lajmëruar se Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma janë shtyrë zyrtarisht! Kjo ka për shkak të reduktimeve dhe kufizimeve në udhëtimet mes Spanjës dhe Italisë të vendosura nga autoritetet spanjolle. Ndeshjet nuk do të zhvillohen siç ishin parashikuar, më 12 mars 2020.

Ndërsa Lask-Manchester United, Frankfurt-Basel dhe Wolfsburg-Shakhtar do të luhet pa tifozë, ku do të ketë kontrolle të rrepta që nga aeroportet dhe deri në stadium për ekipet dhe stafet e tyre.

Edhe në Spanjë duket se po ndodh e njëjta gjë, pasi tashmë është bërë zyrtare që finalja e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad është shtyrë. Data mbetet ende e pacaktuar, pasi nuk dihet se çfarë do të ndodhë me virusin. Edhe La Liga është në pikëpyetje dhe nuk mund të përjashtohet pezullimi, pavarësisht se për momentin është njoftuar që thjesht do të luhet pa tifozë.

Po nuk mbaron këtu, edhe finalja e Kupës së Ligës në Francë mes Lyon dhe PSG është shtyrë për në tjetër datë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga infektimi i presidentit të Olympiacos

COVID-19 anulon takimin e sotëm City-Arsenal