MENU
klinika

48 raste të reja infektimi

20 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

24.03.2020 - 18:26

Tre persona të prekur me virusin Covid-19 kanë humbur jetën këtë të martë në Greqi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri total i viktimave ka shkuar në 20.

Ndërkohë deri në orën 17:00 të kësaj të marte, janë shënuar 48 raste të reja të personave të prekur nga kjo koronavirusi.

kolana e librave

Kjo e çon shifrën totale e të prekurve në Greqi nga dita e parë e deri më tani në 743.

Nga kjo shifër, 29 persona janë shëruar plotësisht ndërsa 35 janë në gjendje kritike për jetën.