MENU
klinika

Studimi i fundit

71% e pacientëve me Koronavirus janë meshkuj

22.03.2020 - 09:03

Një kontroll i kujdesit intensiv ka zbuluar se shumica e të prekurve nga koronavirus janë meshkuj rreth 71 përqind.

Sipas Observer, një raport nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC), ka filluar vëzhgimet që në fillim të krizës deri në mesnatën e së enjtes.

Numri i pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për trajtim për koronavirusin është dyfishuar çdo tre ditë që nga fillimi i pandemisë.

Megjithë paralajmërimet se virusi prek kryesisht të moshuarit, mosha mesatare ishte vetëm 64 vjeç dhe 37 përqind të pacientëve ishin nën 60 vjeç.

Pacientët me koronavirus që kanë nevojë për nivelin më të lartë të ndihmës u rritën nga 50 në 9 Mars në pothuajse 200 në 19 Mars.

Mjekët tani janë të shqetësuar se kjo rritje dramatike mund të shihet në të gjithë vendin brenda disa javësh dhe po paralajmërojnë spitalet jashtë kryeqytetit për t’u përgatitur për një fluks të pacientëve.

Njoftimi i kësaj fundjave se kishte 56 vdekje të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësimin se spitalet mund të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv brenda disa javësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


76 të prekur, 4 në terapi intensive

Shënohen 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shtangistët tanë pretendojnë medalje

Shtyhet Kampionati Europian i Peshëngritjes