MENU
klinika

Mesazhe emancipimi

“8 marsi”, gratë dhe vajzat e Korçës marshim sensibilizues

08.03.2020 - 12:56

Një marshim sensibilizues përgjatë bulevardit Shën Gjergji është zhvilluar sot me rastin e 8 marsit.

8 marsi është pritur me një marshim sensibilizues të organizuar nga gratë dhe vajzat në qytetin e Korçës. Me tullumbace shumëngjyrëshe në duar ato përcollën mesazhe emancipimi për të ardhmen. Benila Themeli, nënkryetare e Bashkisë së Korçës tha se pranvera në Korçë do të vijë së bashku me fotot e grave dhe vajzave korçare të cilat kanë bërë emër ne historinë e vendit.

“Ne menduam që pranverën e Korçës që vjen pak me vonesë për shkak të klimës ta çelim me figurat e këtyre grave.”

Deputetja socialiste e qarkut të Korçës Edlira Bode u bëri apel grave dhe vajzave që të gjejnë kurajon të ecin përpara dhe për të bërë ndryshime në jetën e tyre.

“Secila nga ju të mos rrijë e fshehur, mos rrijë vetëm në atë ambientin e vet të ngushtë, por të marrë kurajën, të ecë përpara dhe të tërheqë edhe gra të tjera.”

Mesazhe sensibilizuese dhe frymëzuese kanë dhënë edhe gra e vajza të tjera të cilat kanë qenë pjesë e marshimit të organizuar për festën e 8 marsit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë

Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”

Tiranë, kinemaja hap dyert për 8 Mars

Gruaja në Festivalin për Gruan