Procesi i vendimmarrjes së Bashkimit Evropian po vështirësohet përmes videokonferencave, në këtë kohë koronavirusi, thonë zyrtarët e BE, dhe e quajnë të gjithën këtë një “katastrofë”.
Një takim virtual i ministrave të jashtëm të BE të hënën u pengua nga problemet teknike, folësit që nuk ishin të sigurt nëse mund të dëgjoheshin dhe mungesa e përkthyesve.
“Këto video konferenca nuk funksionojnë shumë, ka probleme teknologjike dhe ndërprerje” Përshëndetje, a mund të më dëgjoni? “, tha një diplomat i lartë i pranishëm në lidhjen e së hënës.
Një koordinim i mirë midis 27 vendeve anëtare të BE-së është shumë i rëndësishëm.
Por ndalimet e udhëtimeve dhe mbyllja e kufijve e kanë bërë më të vështirë se zakonisht për BE-në, dhe shumë organizata nuk janë në gjendje të mbledhin përfaqësuesit për takime.
“Videokonferencat, janë katastrofë, ikën figura, zëri,” u tha gazetarit të premten kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë pjesë në bisedime virtuale me ministrat aziatikë dhe evropianë.
Ai tha se preferonte bisedat telefonike.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mbrojti video-konferencat, duke thënë se ato mund të organizohen shpejt. Vendimet e marra mund të zyrtarizohen me shkrim, tha ai.
Por shumë diplomat të BE-së thanë që e gjitha kjo nuk është aspak efektive.
“Është një test për Evropën. Nuk ka samite, as mbledhje ministrash”, thanë diplomatët.