MENU
klinika

"Po sikur thirrjen ta kishte bërë...!?"

A do të shkoja në protestë?

02.03.2020 - 09:53

Sikur thirrjen dhe organizimin e protestes ta kishte bere President Rexhep Mejdani apo Alfred Moisiu, nga te paktet politikane te paperfolur per mashtrues, tradhtar, hajdut apo vrases do te shkoja ne proteste?

Po sikur thirrjen dhe organizimin ta kishte bere Akademik Artan Fuga qe ka denoncuar me fakte shkeljen e Kushtetutes disa here dhe ne menyre konstante boton shkrime per ndricimin e Kombit?
Sikur thirrjen ta kishte bere Fatos Lubonja qe ne menyre konstante ka denoncuar thuajse te gjitha qeverite duke treguar se nuk pajtohet me te keqen e duhet ndjekur?
Po sikur thirrjen ta kishte bere Marin Mema apo Elvis Naci qe me vepren e tyre kane merituar dhe treguar se njerezit u besojne edhe paret e xhepit per te ndertuar Shqiperine?
Sikur thirrjen ta kishte bere Profesore Elena Kocaqi apo Profesori Erion Kristo qe me prononcimet e tyre ne media gjithmone kane lartesuar Kombin, historine gjuhen dhe popullin tone duke goditur te gjitha fenomenet negative te politikes dhe shoqerise sone?

Po sikur thirrjen ta kishte bere dikush nga djemte e vajzat tona qe na nderojne ne bote me profesionet e tyre dhe me prononcimet ne interes te Kombit si Gazmend Kapllani ne Amerike dhe Flori Hackaj ne Europe?

perparim gjeka-konica.al
perparim gjeka-konica.al

Sikur Thirrjen ta kishte bere At Foti apo Pastor Akil Pano qe me dhembshurine e tyre per kete popull dalin jashte veshjes fetare vetem per patriotizem?
Sikur thirrjen ta kishin bere patriotet Aristotel Petro apo Elida Jorgoni qe per ceshtjen Kombetare nuk kursejne asgje personale ne mbrojtje dhe ne kujtim te figurave te ndritura te historise sone?
Po sikur thirrjen ta kishte bere ndonje perfaqesues i levizjeve antiestablishment si Altin Goxhaj i AntiSorros apo Pano Soko i “Thurje”, po qofte edhe sikur figura te pastra te paperlyera e te paperfolura te partive tradicionale shqiptare si Besnik Mustafaj apo Moikom Zeqo?

Po sikur thirrjen ta kishte bere ndonje intelektual i angazhuar thellesisht ne fatet e Shqiperise si Profesor Enver Bytyci apo shkrimtari Kim Mehmeti?
Per keta qe i respektoj per aq sa jane dhe me aq sa kam lexuar dhe kuptuar nga veprimtaria e tyre e per te tjere plot qe krahasohen me keta, se dheu yne Lavdi Zotit kurdohere ka nxjerre dhe ka bij te shquar, pra per asnjerin prej tyre nuk do kisha dale ne shesh per proteste, por per te gjithe keta do kisha marre avionin me te pare qe me sillte ne Tirane ne orarin e caktuar, nese do ishin TE GJITHE BASHKE organizuesit e protestes.

Sepse besoj fuqimisht se ne shqiptaret nuk duhet te bejme perseri te njejtin gabim qe kemi bere perhere, ti varim shpresat te nje njeri i vetem, sepse kemi pare qe ATIJ TE PARIT ne mos i kemi varur si ujkut melcite ne qafe, e kemi bere bari te deleve me te gjithe atributet e bariut; te na mjele kur eshte i uritur, dhe te na lere te uritur kur fle gjume e perton te na kullose, te na shese kur do te bleje vila e te na qethe kur jemi kokpalare e ne fund te na vrase thjesht pse “turbulluam” ujin tek donim te lanim koken ne perroin e “xanun” ATMEMEDHE./ Përparim Gjeka, 01 Mars 2020