MENU
klinika

Apel qytetarëve

Abuzimet me çmimet/ Autoriteti I Konkurrencës merr masa

14.03.2020 - 16:04

Duke qenë se në ditëve të fundit ka pasur zëra të shumtë të qytetarëve, të cilët pretendojnë se kanë nisur abuzimet me çmimet e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike, Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë apel të gjithë atyre që konstatojnë shkelje dhe abuzime me çmimet, të dërgojnë faturat ose çfarëdolloj prove tjetër në adresën zyrtare competition @caa.gov.al.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse” shkruhet në njoftimin e bërë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN