MENU
klinika

"Do të ndëshkoheni!"

Abuzimi me çmimet, Ministria e Financave thirrje tregtarët

13.03.2020 - 19:45

Ministria e Financave paralajmëron të gjithë tregtarët, se do të ndëshkohen, nëse abuzojnë me çmimet, duke përfituar nga situata e krijuar me koronavirusin.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria njofton se po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur abuzimet, ndërsa iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontaktojnë në numrin 0800 14 14 për çdo rast abuzimi, që konstatojnë.

Njoftimi i plotë:

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët. Për këtë qëllim është në dispozicion edhe numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë inkurajon qytetarët që të përdorin këtë mjet komunikimi, për të ndihmuar në evidentimin e rasteve, të cilat do të ndiqen me prioritet, bazuar kjo edhe në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” i cili përcakton ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, nuk përbëjnë vepër penale, por kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me penalitetet përkatëse në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN