MENU
klinika

6 vjet pezullim të subjektit përsëritës

Akti-normativ: Kush abuzon me çmimet gjobitet…

15.03.2020 - 11:22

Kush abuzon me çmimet duke shfrytëzuar situatën e emergjencës nga COVID-19 do të gjobitet, e në rast përsëritje do t’i pezullohet veprimtaria me 6 muaj. Kryeministri Edi Rama në detajet e tjera nga akti normativ, tha se pikat e shumicës gjobiten me 5 milionë lekë, ndërsa të pakicës me 100 mijë lekë.

“Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN