MENU
klinika

Mocioni ndaj qeverisë Kurti

Ambasadori amerikan: I kënaqur për seancën e nesërme

24.03.2020 - 21:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett,  ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter.

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.