MENU
klinika

Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova

Grenell konfirmon paralajmërimin fatal

10.03.2020 - 13:38

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Postimin e senatorit nga Xhorxhia, Grenell e ka ripostuar në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe Perdue tha se Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy dekada kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkroi Perdue.

Marrëveshja me SHBA, që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve

Serbia, shkëputet nga “orbita ruse”

Dy gra në kupolën drejtuese të KE do t’i hapin telashe Vuçiçit

Lista e re e Ursula von der Leyen “tremb” Serbinë

DASH “shuplakë” Vuçiçit, reagon ashpër Vulin

Kushtet për Kosovën “ndajnë” Beogradin nga Uashingotni