MENU
klinika

Ngjarja në Paraguaj

Arrestohet Ronaldinho, braziliani në telashe

05.03.2020 - 16:35

Një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, Ronaldinho është futur në telashe serioze. Sulmuesi ka përfunduar në prangat e policisë në Paraguaj, bashkë me, Roderto de Assis. Ka qënë policia vendase ajo që e ka pohuar lajmin.

Nga verifikimet e bëra, policia ka konstatuar se fituesi i Kupës së Botës kishte shkelur në territorin paraguajan me pasaportë të falsifikuar. Ai nuk ka një pasaportë braziliane dhe spanjolle, të cilat i ishin hequr dy vite më parë për shkak të disa gjobave të papaguara.

Ronaldinho është ndaluar nga policia në “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” në kryeqytetin Asuncion. Ai ka qenë i ftuar në këtë resort nga Nelson Belotti, pronar i një kazinoje. Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të udhëtonte jashtë Brazilit, Ronaldinho u emërua një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin, shtatorin e vitit të kaluar.

39-vjeçari u prit në aeroportin e Asuncion si një “yll”, por i gjithë programi i tij u anulua për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve vendëse. Ronaldinho pati një karrierë të shkëlqyer në Amerikën e Jugut dhe Europë, duke fituar Champions League, La Liga, Serie A dhe “Copa Libertadores”.

Gjithashtu, ai fitoi çmime të shumta individuale, duke përfshirë “Topin e Artë” më 2005 dhe “Lojtari më i mirë i FIFA-s”, më 2004 dhe 2005. I lindur në Porto-Alegre, ai ngriti trofeun e Kupës së Botës në Korenë e Jugut dhe Japoni, më 2002, dhe “Copa America”, më 1999.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN