MENU
klinika

Speciale nga sporti botëror

Futbollistët që u zbehën nga vëllezërit yje

12.09.2018 - 23:10

Mbërritja te Cadiz e Gastón Castillo, vëllait të Sergio Aguero, para dy vitesh, ngjalli interes të madh te mbështetësit e skuadrës andaluziane, të cilët pyesin: A thua vallë, ai luan si Kun?

Histori të futbollit, megjithatë, na ka lënë raste të shumta të vëllezërve të lojtarëve të mëdhenj, të cilët janë shfaqur shumë larg performancës së një tjetër anëtari të familjes. Ata ishin të detyruar të jetojnë në hijen e tyre.

VËLLAI I KUN AGUEROS

Gaston Castillo përpiqet për të treguar në Cádiz talentin e tij si futbollist. Vëllai i tij e ka bërë tashmë kalimin nga Spanja. Ai është Kun Aguero, një nga talentet më të mëdha argjentinas, që ka kaluar nëpër La Liga. Në rolin e sulmuesit, Gaston Castillo po përpiqet ta ndihmojë Cadiz për t’u kthyer në elitën e futbollit spanjoll.

VËLLAI I LUIS SUAREZ

Në të njëjtën familje, atë të Luis Suarez, janë edhe katër lojtarë të tjerë profesionalë. Më në pah, përveç “9” të Barcelonës, padyshim del Paolo Suarez. 38 vjeç tashmë, ky lojtar e ka zhvilluar në pjesën më të madhe karrierën e tij në Uruguaj dhe El Salvador.

Në vendin e tij nuk pati sukses si futbollist, por në El Salvador, ku u shpall “lojtari i vitit”, ka marrë edhe nënshtetësinë. Për pasojë, ka luajtur me kombëtaren e atij vendi.

VËLLAI I MARIO BALOTELLIT 

Mario Balotelli, një nga lojtarët më të diskutueshëm aktualisht, e ka një vëlla futbollist. Enoku Balotelli, tre vjet më i ri se Mario, nuk mund të thuhet se ka pasur të njëjtin fat si ai.

Ndërsa vëllai më i madh ka luajtur në ekipe të mëdha, si Inter, Manchester City, Milan apo Liverpool, Enoku është aktivizuar pak për “Citta di Foligno”, në Seria D. Ashtu si Mario, edhe Enoku është një qendërsulmues.

VËLLAI I RONALDINHOS 

Kur flasim për Ronaldinho, kujtojmë një nga lojtarët, që ka luajtur futbollin më magjik në tërë historinë e tij. Me futboll është marrë edhe vëllai i tij, Roberto de Assis Moreira, por kur bëhet fjalë për të nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Vëllai i brazilianit të mirënjohur e ka zgjeruar karrierën e tij me mbi 14 vjet, duke luajtur në shtatë vende të ndryshme. Megjithatë, suksesi i tij në futboll përfundoi më pas, kur zgjodhi të jetë përfaqësues (menaxher) i vëllait të tij. Ai kaloi nëpërmjet klubeve të tilla si Sporting (Portugali), FC Sion dhe Oxford United Club.

VËLLAI I RYAN GIGGS 

Lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Manchester United, Ryan Giggs, ka një vëlla, i cili, gjithashtu, luan futboll. Megjithatë, kjo garë ishte shumë e ndryshme. Rhodri Giggs ka luajtur në Uells dhe Angli, por me ekipe gjysmëprofesionale, duke mos pasur mjaft sukses në futboll.

VËLLEZËRIT E SANTIAGO SOLARIT

“Klani Solari” në futbolli është një çështje familjare. Përveç më të madhit vëlla, Santiago, i cili ka luajtur për Real Madridin, Davidi dhe Estebani kanë zgjedhur, po ashtu, rrugën e lojtarit profesionist.

Megjithatë, të dy vëllezërit më të vegjël nuk e kanë gjetur të njëjtin sukses si “Santi”. Vëllai i dytë, Esteban, ka luajtur në 9 liga të ndryshme, para se ta mbyllte në fund me Aucas, në Ekuador. Davidi, i riu, kuajti për Central Córdoba, në Argjentinë, pasi kaloi katër sezone në ligën e Izraelit.

VËLLAI I RICARDO KAKA 

“Topi i Artë” në sezonin 2006-2007, Ricardo Kaka, ishtë një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit. Vëllai i tij më i ri, Digao, nuk është takuar me të njëjtin fat si “Il Bambino d’oro”.

Mbrojtësi u bashkua me Milanin në vitin 2004, para se të transferohej në Rimini, në Serie B. Në qershor të vitit 2011, Digao ka kaluar për një sezon te Neë York Red Bull, para njoftimit të tërheqjes nga futbolli, një vit më vonë.

VËLLEZËRIT E DIEGO MARADONËS

I konsideruar nga shumë si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona ka shënjuar historinë e futbollit. Dy vëllezërit e tij, Raul dhe Hugo, ishin edhe ata futbollistë profesionistë, por kanë mbetur në hijen e “Pelusa“.

Më i riu, Hugo, përkoi me Diego te Napoli në vitin 1987, por nuk arriti ta imponojë veten, ndaj e kaloi shumicën e karrierës në ligën japoneze. Nga ana tjetër, Raul, vëllai i dytë, filloi edhe te Boca Juniors, si “10”. Megjithatë, shpejt u ankorua në liga të tjera, më pak cilësore, si Japoni apo Kanada.

VËLLAI I CARLOS VALDERRAMA 

Legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama, ka gjithashtu një vëlla futbollist, Allan. Si pjesë e Millonarios, ai u shpall nënkampion në vendin e tij, në vitin 1994, me klubin nga Bogota. Megjithatë, edhe ai nuk arriti famën e vëllait të tij të vjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN