MENU
klinika

Nga Moore, te Totti

10 kapitenët legjendarë të futbollit

05.09.2018 - 13:37

Kapiteni është shumë i rëndësishëm në një ekip futbolli. Shpesh ata kthehen në liderë, edhe pse mund të mos shënojnë shumë gola. Një individ që jo vetëm të luajë mirë vetë, por të inspirojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndër vite, kemi parë disa liderë heroikë të futen në fushë dhe disa prej skuadrave më të suksesshme në botë nuk do të kishin arritur atë që kanë arritur pa këta lojtarë. Më poshtë keni 10 kapitenët më të mirë të historisë së futbollit…

FRANCESCO TOTTI

Një lojtar që kaloi gjithë karrierën te një klub i vetëm. Francesco Totti ka mbajtur shiritin e Roma-s me krenari për 19 vite, pasi iu dha roli për të parën herë në moshën 22-vjeçare.

totti
totti

Kjo e bëri Totti-n kapitenin më të ri të historisë së Serie A, teksa ngriti në qiell titullin e tretë të historisë së Roma-s vetëm dy vite më pas.

CARLES PUYOL 

Është lojtari më i vjetër i një brezi të dalë nga akademia e Barcelona-s që sundoi futbollin për vite me radhë.

Barça fitoi Champions League në 2011-n me shtatë prej lojtarëve të finales që kishin dalë nga “La Masia” e famshme. Vetë Puyol u fut në fushë si zëvendësues.

STEVEN GERRARD

Pa Gerrard, Liverpool nuk do ta kishte fituar kurrë Champions League në 2005 dhe FA Cup në 2006. Aq i rëndësishëm ishte roli i kapitenit legjendat të “Të Kuqve” në ato suksese.

Steven Gerrard
Steven Gerrard

Ai pothuajse i vetëm ka marrë përdore ekipin në ato vite. Ai shënoi në finalen e Champions ndaj Milan, por ishte goli i tij në sekondat e fundit që i dha kualifikimin skuadrës së tij në 1/8-at.

FRANZ BECKENBAUER

Me pseudonimin Der Kaiser, Franz Beckenbauer ka ngritur trofeun tre Kupës së Europës tri herë radhazi, me Bayern Munich si kapiteni i ekipit në vitet 1970, si dhe në Kupën e Botës për Gjermaninë Perëndimore.

beckenbauer
beckenbauer

Beckenbauer është i famshëm për rolin e mbrojtësit të lirë që është shpikur nga ai, ai rol u bë i famshëm vite më vonë teksa ai mbetet një nga lojtarët më të mirë të historisë.

FRANCISCO “PACO” GENTO

Pasi kishte luajtur mbi 300 ndeshje me Real Madrid, ku fitoi gjashtë tituj në La Liga dhe pesë tituj radhazi të European Cup, Paco Gento mori shiritin e kapitenit në vitin 1962 dhe vazhdoi të udhëhiqte Los Blancos edhe për nëntë vite të tjera.

Francisco-“Paco”-Gento
Francisco-“Paco”-Gento

PATRICK VIERA

Nëse doni të kuptoni impaktin e karrierës së Patrick Viera, mendoni vetëm këtë gjë: Arsenal nuk fitoi asnjë trofe madhor për nëntë vite pasi ai u largua në 2005 për të shkuar tek Juventus.

vieira henry
vieira henry

Francezi ishte një lider në fushë me grintën e tij të papërsëritshme dhe e udhëhoqi klubin drejt çdo beteje. Ai ishte një lider i frikshëm, por edhe me cilësi të mëdha, një futbollist i klasit të lartë.

DIEGO MARADONA

Pasi u mposht në 1982 nga kampionët eventual të Kupës së Botës, Italia, Diego Maradona u rikthye në arenën ndërkombëtare si kapiteni i Argjentinës për katër vite dhe inspiroi vendin e tij drejt fitores falë aftësisë së tij brilante.

maradona
maradona

Edhe në klub, te Napoli ai fitoi dy titujt e vetëm të Napolit në 1987 dhe 1990. Ai është një nga lojtarët më unikë në botë.

ROY KEANE

Humbi shumë ndeshje të sezonit të tij të parë si kapiteni i Manchester United për shkak të një dëmtimi, por falë vendosmërisë së tij klubi fitoi tripletën e famshme në 1998-99.

keane
keane

Mesfushori u pezullua për në finalen e Champions league në 1999, pasi mori një karton të verdhë ndaj Juventus në gjysmëfinale. Por megjithëse e dinte se nuk do të ishte në finale, ai luajti një nga ndeshjet e karrierës duke udhëhequr United drejt finales.

PAOLO MALDINI

Ka qenë shembulli i profesionalizmit për një çerek shekulli pasi luajti gjatë gjithë karrierës së tij te klubi i fëmijërisë tek AC Milan.

maldini
maldini

Pasi kishte fituar 10 trofe madhorë, duke përfshirë Champions League, Maldini u emërua kapiteni i kuqezinjve në 1997 dhe mbetet një nga mbrojtësit më të mëdhenj të historisë. Ai gjithashtu ishte kapiteni i Italisë për nëntë vite midis 1994 dhe 2002.

BOBBY MOORE

Shumë pak ikona të futbollit kanë pasur aq klas sa i madhi Bobby Moore, kapiteni i vetëm i Anglisë që fitoi Kupën e Botës.

moore bobby
moore bobby

Në të njëjtën kohë ai ishte kapiteni më i ri i historisë pas fitores së Kupës së Botës në 1966. Legjenda braziliane Pele e ka quajtur një nga mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur.