MENU
klinika

"Do t'ia dalim, rrini në shtëpi"

Artistët mesazhe optimiste me art nga shtëpia

29.03.2020 - 10:13

Brenda edhe jashtë vendit, artistët shqiptarë këto ditë gjenden të vetizoluar. Megjithatë, ata nuk reshtin që të sjellin me artin e tyre për publikun në shtëpi, nota optimiste. Nuk mungojnë këngët, poezitë apo edhe ariet më të njohura botërore, që këto ditë artistët tanë i sjellin në rrjete sociale.

Arlinda Morava nga Bukureshti i Rumanisë, Besa dhe Elhaida Dani nga Franca, por edhe artistët si Besmir Sulaj, Lirza Zaloshnja apo Merita Çoçoli nga Shqipëria bëjnë thirrje që në këto momente të vështira shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi.

Baritoni Besmir Sulaj përmes këngës “Po të jemi bashkë ne të dy” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur prindërit dhe gjyshit e tyre

Instrumentistja Lirza Zaloshnja bën apel që gjatë kësaj periudhe të gjithë ata njerëz që gëzojnë shëndet të plotë të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa këtë sfidë që po kalon mbarë shoqëria njerëzore, ajo e konsideron një moment reflektimi që nesër çdo individ të di të bëhet njeri më i mirë.