Nuk do të jetë e largët dita që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të varin këpucët në gozhdë. Superstarët e futbollit na kanë mahnitur me paraqitjet e tyre në dekadën e fundit, por deri kur?
Gjithsesi, një rivalitet Ronaldo-Messi nuk pritet të mungojë as në të ardhmen. Djemtë e mëdhenj të dyshes kanë hedhur hapat e para në fushën e blertë dhe çdo ditë e më shumë po ngjasojnë me baballarët e tyre. Së fundmi, Thiago Messi, i biri i Lionelit ka impresionuar me dy golat e tij në fitoren 9-2 që regjistroi ekipin U-8 i Barcelonës.
Pasi mori një top në mesin e fushës, Thiago 7 vjeçar fitoi garën e shpejtësisë për të goditur më pas me të djathtën në cepin e largët të portës dhe për të shënuar golin për 5-0. Pak minuta më vonë ishte sërish Thiago protagonist me gol, për të kompletuar fitoren 9-2 ndaj Shkollës “Semedo”.