MENU
klinika

Zbulojeni

Blerja e Snapchat/ Google ofron shifrën marramendëse

17.03.2020 - 16:55

Fondi investimit i Google, CapitalG përfundoi duke hedhur para në drejtim të Snap në 2016-ës pas refuzimit të ofertës së Google dhe dërguar vlerën e kompanisë në 20 miliard dollar.
Google gjithnjë ka dështuar me rrjetet social prandaj kishte vendosur që të blinte Snapchat. Gjigandi i motorit të kërkimit kishte mbajtur takime informale me Snap dhe ofruar 30 miliard dollar në 2016-ën pak përpara investimit më të fundit dhe IPO së startupit.

Ky raport vjen nga Business Insider i cili tha se oferta e Google ka qenë në tavolinën e Snapchat. Por ekzekutivi Evan Spiegel nuk kishte treguar interes për të shitur Snap tek Google apo ndonjë kompani tjetër.

Lajmet se Google kishte shfaqur interes për Snapchat ngriti vlerën e aksioneve me 2.3%. Ky informacion vjen në një kohë kur vlera e Snapchat ra nga 30 miliard dollar në fillim të IPO-së në 15 miliard ditët e fundit.

Fondi investimit i Google, CapitalG përfundoi duke hedhur para në drejtim të Snap në 2016-ës pas refuzimit të ofertës së Google dhe dërguar vlerën e kompanisë në 20 miliard dollar.

Google nuk kishte pranuar të komentonte lajmin ndërsa Snap tha se këto spekulime janë të rreme.

Në Maj të vitit të kaluar Snap kishte vendosur të vijonte me ngritjen e investimeve të reja dhe jo të shitej tek një kompani tjetër ndërsa Historitë e saj ngeleshin të pakundërshtueshme.

Por në Gusht Facebook do të sillte Historitë e Snapchat në Instagram, një moment kthese për startupin optimist. Kloni i Instagram u rrit me shpejtësi dhe sot ka më shumë përdorues sesa vetë Snapchat.