Niveli i ujit në lumin Shkumbin është rritur së tepërmi përgjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shirave që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës që të largohen bashkë me kafshë dhe mjete nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon të dalë nga shtrati.
Braçe thotë banorët duhet t’i binden urdhërave të policisë dhe kryepleqve për t’u larguar, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.
“Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjeherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”, shkruan Braçe.
Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen “5 maji” si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e “Uzinës 12” duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake.
Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen “5 maji” si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e “Uzinës 12” duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake. Banorët thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë që bie shi, ata shprehen se vetëm këtë vit janë përmbytur 5 herë.
Banorët thonë se kanë shkuar në bashkinë e Elbasanit për të marrë masa pasi sipas tyre shkak i përmbytjeve është mospastrimi i kanaleve kulluese.
Në ndihmë të banorëve të përmbytur kanë ardhur dhe forcat e zjarrfikësve,ë kanë bërë të mundur largimin e ujit me anë të pompave. Ndërkohë edhe në zonën e Krastës së Vogël në Elbasan janë mbuluar nga uji rrugët dhe sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore.