MENU
klinika

Takimet me të burgosurit online

Burgu i Drenovës mbyll dyert për familjarët

11.03.2020 - 14:38

Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë bëhet institucioni i parë i vuajtjes së dënimit që ndalon takimet e të burgosurve me familjarët e tyre. Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në një urdhër të dytë.

Drejtoria e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës është duke instaluar video projektor që familjarët të kenë mundësinë të komunikojnë me të afërmit e tyre të burgosur. Në kushte kur është e ndaluar kategorikisht takimi i familjarëve me të burgosurit me një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve takimet do të bëhen sipas një forme të re.

Krijimi i sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të burgosurve me familjarët e tyre përmes videoprojektorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Transformim në sistemin penitenciar’

Burgjet/ Ndryshojnë 24 drejtues