MENU
klinika

Koronavirus dhe karantinë

Cili është sekreti i Nora Istrefit për ta mbajtur trupin në formë?

30.03.2020 - 07:50

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qenë të dielën në një lidhje ‘Skype’ në programin ‘E diell’. Ajo ka treguar si kanë shkuar këto ditë për të e vetëizoluar dhe se si e mban trupin në formë gjatë kësaj kohe. Nora ka pohuar duke qeshur për gazetarin Ervin Kurti, se këto ditë i është dashur të pastrojë, lajë, gatuajë dhe të hekurosë vetë.

Istrefi ka treguar gjithashtu se kur ka qenë e vogël, babai i sillte në shtëpi filma shqiptarë dhe se 3 filmat që ajo mban mend prej asaj kohe janë: “14 vjeç dhëndër”, “Muri i gjallë” dhe “Balada e Kurbinit”. Nora ka treguar se këto filma mund t’i shohë sërish në çdo moment pasi i ka shumë qejf.

Këngëtarja nuk i ka shpëtuar as pyetjes se çfarë ka konsumuar më shumë këto ditë dhe si ka mundur ta mbajë ende trupin në formë, por ka treguar se i ha të gjitha llojet e ushqimeve nga pak, pa bërë asnjë zgjedhje.
Nora është një nga këngëtaret më tërheqëse të ‘showbiz-it’ shqiptar e cila është lakuar gjithmonë për format e saj perfekte fizike.