MENU
klinika

FA Cup

City nuk ndalet edhe në kupën tjetër

04.03.2020 - 22:48

Pasi ka fituar Carabao Cup, Manchester City nuk njeh ndalesa është në kupën tjetër, FA Cup. Të besuarit e Guardiola-s fituan 1-0 në transfertë ndaj Sheffield Wednesday, duke kaluar në çerekfinale.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Sergio Aguero në minutën e 53- të. Që nga momenti i transferimit të tij te City në 2011-ën, Aguero ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje të luajtura në Kupën e Anglisë, më shumë se çdo lojtar tjetër gjatë kësaj periudhe.

Feston edhe Leicester, që ka mundur 1-0 në shtëpi Brimingham-in. Ka qenë Pereira ai që ka eliminuar ekipin e Championship-it me golin e realizuar në minutën e 82-të. Ndërsa Tottenham-Norwich ka shtuar në shtesë, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt. Në 30 minutat shtesë nuk pati gola, me penallti kualifikohet Norwich, që realizon 3 e humb një, ndërsa Tottenham humb 3 penallti dhe realizon 2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN