Manchester City ka fituar trofeun e parë të sezonit. Në finalen e Carabao Cup, të besuarit e Guardiola-s kanë mposhtur 2-1 ekipin e Aston Villa-s, duke e nisur kështu vitin me trofe.
E gjitha ka ndodhur në pjesën e parë, më saktë në 21 minuta. Fillimisht realizon Aguero në minutën e 20-të, ndërsa Rodri në 30’ dyfishon shifrat. Aston Villa futet në lojë me golin e Samata në 41’.
Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi, me Manchester Cityn që merr trofeun e parë të vitit, ndërsa në garë është edhe për FA Cup dhe Champions League, pasi kampionati duket i fituar nga Liverpool.
City ka arritur të mbrojë kështu titullin e fituar sezonin e kaluar dhe e ka çuar në 7 numrin e Carabao Cup të fituara, vetëm një më pak se Liverpool-i, skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë kompeticion.