MENU
klinika

FA Cup

Manchester City nuk njeh mëshirë në kupa

26.01.2019 - 17:57

Manchester City, pasi ka siguruar finalen e Carabao Cup, ka kaluar edhe në 1/8 finale të FA Cup, teksa ka mposhtur 5-0 në “Etihad” ekipin e Burnley

Kujtojmë që në gjysmëfinalen e Carabao Cup, City fitoi 9-0 ndaj Burton, ndërsa një tur më parë në FA Cup, mori një fitore 7-0. Pra, City nuk ngopet me gola në kupat e Anglisë.

Dhe është sërish Gabriel Jesus protagonist i kupës, teksa shënoi golin e parë në mesin e pjesës së parë. Mjaftoi vetëm ky gol në fraksionin e parë, por Guardiola nuk ishte i kënaqur.

Kështu që në pjesën e dytë shënohen edhe 4 gola të tjerë. Të dytin e shënon Bernardo Silva në minutën e 53-të, ndërsa golin e tretë e realizon De Bruyne, që kishte dhënë asistin për Silva-n.

Në minutën e 73-të, janë miqtë ata që shënojnë në portën e tyre, duke cuar shifrat në 4-0. Në këtë goleadë nuk mund të rrinte pa vënë “firmën” edhe Kun Aguero, që shënon golin e pestë dhe të fundit për sot me City-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN