MENU
klinika

Dedikim për bluzat e bardha

Covid-19, atleti përshkon 61 km i mbyllur në shtëpi

17.03.2020 - 18:23

Duke pasur parasysh kufizimet e marra nga qeveritë për të ndaluar zgjerimin e koronavirusit, sportistët kanë vendosur të frymëzojnë tifozët e tyre që ndodhen brenda katër mureve të shtëpisë. Një sfidë të madhe për veten planifikoi ta bëj Javier Costroverde.

Spanjolli, me të kaluar si atlet, çiklist dhe notar i vendosi si qëllim vetes të kryer stërvitje pa lënë shtëpinë. Maratona u zhvillua në katër metra dallon dhe zgjati për rreth 10 orë. Sfida u quajt 061, kjo e lidhur me nevojën që të bësh sport dhe për të falënderuar personelin shëndetësor spanjoll për punën e madhe në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Numri 61 është i lidhur me atë të telefonit kur kemi nevojë për ndihmë urgjente nga personeli mjekësor, prandaj ai vendosi që të kryej një distancë prej 61 kilometrash. Kastroverde po përgatitej të merrte pjesë në Maratonën e Londrës në rreth 2 orë e 40 minuta, por shtyrja e saj detyroi atletin që të vendos këtë rekord vërtetë të veçantë dhe njëkohësisht frymëzues për njerëzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola