MENU
klinika

Gara e 1500 metrave

Atletikë, thyhet rekordi 22-vjeçar

18.02.2019 - 16:33

Një rekord botëror është hyer ditën e djeshme në atletikë. Etiopiani Samuel Tefera, 19 vjeç, ka vendosur ditën e diel, në mitingun e Birmingamit (Angli), rekordin e ri botëror në garën e 1500 metrave në sallat e mbyllura.

Tefera dha kohën 3’ 31” 04, duke përmirësuar me 14 të mijëtat rekordin e mëparshëm, 3’ 31” 18, që ishte vendosur në vitin 1997, nga marokeni El Guerrouj.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në Stuttgart 22 vite më parë, por rezistoi më shumë se dy dekada. Gara e zhvilluar në Birmingam ishte e fortë dhe atletët ishin kompakt deri në 200 metra nga fundi, kur Tefera u shkëput dhe fitoi garën.

konica sportkonica sport mobile

Kjo është hera e dytë që atleti nga Etiopia fiton në këtë turne, pasi edhe vjet triumfoi, por pa rekord. Ai ka premtuar se do ta thyejë sërish këtë rekord.