MENU
klinika

Konfirmimi nga klubi bardhezi

Covid-19 nuk kursen as yllin e Juventus

21.03.2020 - 19:52

Tashmë është zyrtare, ndryshe nga një javë më parë, teksa u përfol. Paulo Dybala konfirmohet si pozitiv i infektuar me koronavirus. Klubi i Juventusit konfirmoi në një komunikatë të fundit për shtyp se futbollisti argjentinas rezultoi pozitiv me virusin COVID-19 pas testeve të fundit të kryera.

Sulmuesi nuk ka shfaqur simptoma të këtij virusi, ndërsa dyshohet se edhe partnerja e tij është infektuar me këtë virus. Pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidi, Dybala është lojtari i tretë i Juventusit i konfirmuar si i infektuar me koronavirus.

Javën e kaluar, media argjentinase “El Nacional” pretendoi se Dybala dhe bashkëkombasi i tij Gonzalo Higuain rezultuan pozitiv me koronavirus. Dybala e hodhi poshtë një lajm të tillë, ndërsa tani e konfirmon vetë klubi.