MENU
klinika

Ndërron jetë pacientja 71 vjeçare

COVID-19/ Shkon në 6 numri i viktimave

26.03.2020 - 08:32

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN