MENU
klinika

"Të mos heshtim ndaj dhunës"

Qytetarët e Beratit marshim sensibilizues

06.03.2020 - 14:29

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave dhe vajzave shqiptare, ku shumë gra janë dhunuar e vrarë, pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas kanë protestuar sot në qendër të qytetit. Marshimit të tyre sensibilizues kundër dhunës ndaj grave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë beratas.

Me pankarta në duar ku shkruhej: “Të mos heshtim ndaj dhunës”, “Duaje, mos e lëndo, fali dashuri, qëndroi pranë’, “Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona” etj, protestuesit kanë marshuar për rreth 1 orë përgjatë pedonales së qytetit.

Protestuesit kanë deklaruar se dhuna ndaj grave në Shqipëri ka ardhur si rezultat i varfërisë dhe kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetojnë familjet shqiptare. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria rritjen e pensioneve që sipas tyre, janë qesharake. Pensionistët që u bënë sot pjesë e protestës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, janë shtresa me pensione minimale, që ushqehet pranë një qendre sociale për shkak të pamundësisë ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN