10 ushtrime të shëndetit moral, për të përballuar ankthin e këtyre ditëve, propozuar nga poeti Franco Arminio. Në pikën e gjashtë lexojmë: “Mos harroni se ka libra të mrekullueshëm, që nuk i keni lexuar kurrë”./Konica.al
Ndodh që t’i japësh zë ankthit bëhet e vështirë. Ne nuk dimë se çfarë fjalësh të zgjedhim, sikurse cilin nga zërat e shumtë që na banojnë duhet të kënaqim. Ankthi, vetmia, shqetësimi, por edhe dëshira për të dalë nga shtëpitë tona dhe të jetojmë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në çaste si këto, mund të mbështetemi te zëri i poetëve. Zëri i vetëm që mund të interpretojë vërtet atë që kemi brenda. Poerti Franco Arminio ofron 10 ushtrime morale shëndetësore për t’u përballur me emergjencën e koronavirusit. Disa nga rregullat që duhet të ndjekim për ta mbajtur sa më larg sëmundjen ngjitëse:
- “Të qëndrojmë në shtëpi, në këto ditë çdonjëri prej nesh ba brenda shtëpisë diçka që mund të përpiqemi të rregullojmë, të kuptojmë se kë duam dhe kë nuk duam, të dëgjojmë pëshpëritjet e vetvetes që në poteren e përditshme nuk arrihen të dëgjohen”.
- “Nëse trajton hipertensionin, i bën një favor vetes. Nëse nuk infektoheni me koronavirus, i bën vetes dhe të tjerëve një favor. Sot, sëmurja bën që i gjithë kombi të ngecë. Në një farë mënyre, është një luks që nuk mund ta lejojmë. Sot më shumë se kurrë të gjitha dhimbjet e të tjerëve janë gjithashtu edhe tonat”.
- “Lani duart, por gjatë larjes së tyre mendoni për diçka të bukur, mos mendoni se jeni më shumë i rrezikuar sesa në të kaluarën. Virusi është aq i vogël, sa kalon nëpër poret e porcelanit. Ne nuk mund t’i fshijmë poret tona, nuk na duhen portat për t’u mbushur me frymë, por një maturi e gëzuar dhe e milimetruar. Të qenit i largët jo si ndëshkim, por si një mundësi për t’u ndier më afër, – sepse ne ndajmë të njëjtin rrezik. Filozofi na mëson se kur rreziku është më i madh, ajo që shpëton vjen”.
- “Në vend që të takosh një person, mund t’i shkruani një letër, mund ta telefononi. Nuk është koha e padurimit, padurimi në disa raste është vdekjeprurës. Ne nuk duhet të jemi të nxituar për t’u rikthyer në jetën normale, duhet të ndiejmë pasion për jetën që na duhet të bëjmë tani, të ndiejmë se ekziston një bukuri e trishtuar edhe në këto ditë të shqetësimit të madh dhe vështirësisë kolektive”.
- “Është më shumë koha e ashpërsisë, sesa e argëtimit. E mira në disa raste është naive, nuk e njeh të keqen, nuk e sheh atë. Kënaqësia në këto ditë është të jesh një qytetar i zellshëm, kënaqësia është të mbrosh të moshuarit dhe të sëmurët”, – rithekson Franco Arminio.
- “Mos harroni se ka libra të shkëlqyer që nuk i keni lexuar kurrë, për shembull “Lufta dhe Paqja” dhe “Mali i magjepsur”. Tani është koha e duhur”.
- “Ngushëlloni veten me faktin se meqenëse nuk këshillohet të shkoni në spital, trupi juaj ju ndihmon dhe ju largon nga sëmundjet më të zakonshme para mbërritjes së virusit. Është koha për të çliruar thellë brenda vetes ndjenjën e të qenit i brishtë, por shumë i fortë. Kemi të bëjmë me një forcë të përkohshme, një ditë do të marrë fund, por tani duhet t’i japim hapësirë forcës së madhe që është brenda nesh”.
- “Edhe në rastin më të keq, nuk do të jetë katastrofë. Gjithsesi, mësoni të jeni të vëmendshëm ndaj sëmundjeve të krijesave të tjera të gjalla: ne i kemi kushtuar pak vëmendje sëmundjes së pemëve në Salento. Duke na u dashur të zgjedhim cilën të shpëtojmë mes nesh dhe botës, sot është koha për të zgjedhur botën, – vazhdon Franco Arminio -. Dhe vetëm kjo zgjedhje mund të na shpëtojë edhe vetë neve”./Konica.al
- “Mos shikoni më shumë se një orë në ditë televizor dhe në çdo rast jo pas orës nëntë të darkës. Në një botë të përkushtuar për argëtim, është e vështirë të kesh lajmet e duhura nga tragjikja: TV gjithmonë rrezikon, edhe pa dashur, të na tregojë shumë ose shumë pak. Në këto raste burimi kryesor i informacionit duhet të jetë trupi ynë, duke qenë në gjendje të ndiejmë lidhjen me të gjithë”.
- “Secili prej nesh duhet të justifikojë shëndetin e tij, ne duhet të ndiejmë vërtet detyrën të ndjehemi mirë, të lëmë mënjanë sabotuesin tonë të brendshëm që na shtyn në sjellje të papërgjegjshme: përse na shëben të qëndrojmë para një bari me një gotë në dorë me njëqind njerëz përreth? Ndoshta është e përshtatshme të flasim më pak dhe gjithashtu t’u kërkojmë të tjerëve të flasin më pak. Nuk është se kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit dhe nuk mund ta shpjegojmë faktin që flasim shumë. Hapja e gojës i hap rrugën virusit. Heshtja është po aq e rëndësishme sa larja e duarve, por askush nuk na këshilloi”. Ky është ushtrimi i fundit në shëndetin moral, që Franco Arminio sugjeron për të përballuar këtë periudhë të vështirë./Konica.al