MENU
klinika

Raste me Coronavirus

Dorëzohet edhe Gjermania, ndalet Bundesliga

13.03.2020 - 16:50

I vetmi kampionat që pritej të luhej në fundjavë, edhe pse me dyer të mbyllura, ishte Bundesliga në të gjitha nivelet në Gjermani. Në orët e para të ditës së sotme, u vendos që Bundesliga dhe Bundesliga 2 në Gjermani të luanin me dyer të mbyllura këtë fundjavë dhe më pas gjithçka të pezullohej.

Ky vendim u kontestua shumë dhe më në fund ka ardhur reagimi: Futbolli është ndalur edhe në Gjermani! Ky është vendimi i fundit zyrtar nga federata gjermane. Padyshim një situatë shumë alarmante dhe vendimi ishte i pritshëm për shkak të Coronavirusit.

Raste në futbollin gjerman ka pasur tek ekipi i Hannover 96, teksa ka dy lojtarë të infektuar, ndërsa dyshohet se edhe disa lojtarë të Padeborn mund të jenë me Coronavirus. Trajneri i ekipit të Bundesligës rezultoi negativ, por pritet një përgjigje edhe nga analizat e disa prej lojtarëve. Bundesliga do të rifillojë më 2 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbi 60 vetë kanë humbur jetën

Franca i thotë “Stop” futbollit pa afat!

Pritet lajmërimi edhe për Euro 2020

UEFA vendos për Champions dhe Europa League