MENU
klinika

Bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë

Dyshime për koronavirus/ Nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja 22-vjeçe

09.03.2020 - 20:44

Katër pacientë nga Skrapari dhe Berati janë nisur drejt QSUT-së Tiranë. Ndonëse ende nuk dihet se nga se vuajnë, pacientët shfaqnin simptoma të njëjta, temperaturë të lartë dhe bllokim në frymëmarrje.

Burime për ‘BalkanWeb’ se njëri nga rastet, një 22-vjeçare kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia. Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe fqinja e tyre, dhe vajza e re janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës. Vajza, që prej disa ditësh ishte kthyer nga shteti fqinj, ndërsa ajo ishte fqinje me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qenë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit, e cila është kërcënuar së bashku me infermierët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se, të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë, në gjendje të rënduar, kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur. Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së mesditën e sotme, një tjetër rast me simptoma të njëjta është në Tiranë nga Spitali Rajonal i Beratit. Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit, u nis drejt Tiranës.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus, ndërsa bëhet fjalë për babë e bir, të kthyer pak ditë më parë nga Italia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme

Skënderbeu-Kukësi e Vllaznia-Partizani

Covid-19, vendoset çfarë do ndodhë me 2 ndeshjet e sotme

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi


Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse