MENU
klinika

Të gjithë në këmbë për Rrezen!

E reja shqiptare mahnit jurinë e “The Voice” në Gjermani

04.03.2020 - 10:28

Rreze Bojahiu është vajza shqiptare e radhës, e cila ka mahnitur jurinë gjermane.

Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Gjermani dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ka zgjedhur të përfaqësohet me një pjesë nga opera “Nessin Dorma”.

Zëri i saj potencial i habiti të katër anëtarët e jurisë, të cilët kthyen karrigen që në sekondat e para të performancës.

Dhe jo vetëm që u kthyen por ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca.

Ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të saj, pasi sfidat e vërteta e presin më vonë Rreze.