MENU
klinika

5 arsyet

Flokët/ S’ka maskë dhe balsam që ia kalon rozmarinës

29.03.2020 - 08:42

Rozmarina është një bimë kurative e përdorur që nga antikiteti si përbërës natyral në produktet e bukurisë tek gratë. Kjo bimë, në gjethet e saj aq të vogla ‘fsheh’ potenciale të mëdha elementesh ushqyese dhe sasi të larta antioksidantësh që kanë shumë benefite për lëkurën dhe flokët.

Për sa i përket shëndetit të flokëve, rozmarina ka një efekt anti-rënie, çka e bën një produkt ideal në rastin e flokë të rrallë dhe pa jetë. Kjo bimë përdoret si përbërës bazë në shumë produkte që gjenden në treg. Nëse nuk e keni provuar efektin e rozmarinës tek flokët tuaj, do tju flasim për 5 benefite të rëndësishme të saj dhe se si ta përdorni për shëndetin e flokëve tuaja.

Për të ndihmuar rritjen e flokëve

Një nga vetitë kryesore të rozmarinës për shëndetin e flokëve është se pengon rënien e tyre dhe favorizon rritjen. Kjo bimë përmban sasi të larta vitaminash B dhe C si dhe minerale të rëndësishme që kur përthithen nga skalpi i kokës, ndihmojnë për flokë me volum. Ekstraktet e rozmarinës aktivizojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe përmirësojnë aktivitetin e folikulave polifere. Rozmarina ndihmon për të eliminuar toksinat që grumbullohen në lëkurën e koës dhe parandalon dobësimin e fibrave dhe kapilarëve. Përdorimi i rregullt i saj i bën flokët voluminozë dhe të mëndafshtë.

Redukton thinjat

Edhe pse nuk ka të njëjtën fuqi si bojërat, romarina, me ekstraktet e saj, ndihmon në reduktimin e thinjave. Acidi kafeik dhe acidi rozmarinik të pranishëm në këtë bimë, veprojnë si ngjyrues natyralë duke reduktuar shfaqjen e flokëve gri ose të bardhë. Aplikimi direkt i saj stimulon aktivitetin e melanociteve, qelizat përgjegjëse për pigmentimin e flokëve. Efekti antioksidant i rozmarinës parandalon ndikimin negativ të radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes qelizore.

Rozmarina lufton zbokthin

Ndryshimet e pH në skalpin e kokës për shkak të shumimit të disa kërpudhave çojnë në shfaqjen e zbokthit të bezdisshëm. Falë fuqive të saj, rozmarina është një zgjidhje natyrale për t’i dhënë fund problemit të zbokthit. Provojeni që sot! Përbërësit e rozmarinës depërtojnë lehtësisht tek rrënjët duke eliminuar copëzat e bardha të zbokthit. Veprimi antinflamator i rozmarinës qetëson irritimin, duke kontrolluar kruarjen dhe skuqjen.

Largon sebumin e tepërt

Rozmarina, falë vetive të saj ndihmon për të reduktuar prodhimin e sebumit dhe për t’i mbajtur rrënjët e flokut të freskëta dhe të hidratuara. Në këtë mënyrë, ajo eviton bllokimin e gjendrave të flokëve dhe promovon oksigjenimin e duhur. Pastron thellësisht rrënjët duke u dhënë flokëve një pamje të shndritshme dhe të pastër.

Rozmarina është një balsam natyral për flokët

Elementet ushqyes të gjendur tek rozmarina janë një ndihmë e madhe për flokët e dëmtuar, të thatë dhe pa jetë. Ekstraktet e rozmarinës rigjenerojnë fibrat kalpilare duke u dhënë flokëve një pamje të mëndafshtë dhe të hidratuar.

Si të përgatisni një locion flokësh me bazë rozmarinën?

Përbërësit: 500 ml ujë dhe 45 gr rozmarinë

Përgatitja: Hidhni ujin në një tenxhere dhe vendoseni të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë, shtoni rozmarinën, ulni nxehetësin dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ftohet.

Përdorimi: Kullojeni locionin në një shishe spray dhe më pas sprucojeni në lëkurën e kokës dhe gjithë gjatësinë e flokëve. Ndajini flokët në seksione për të lehtësuar aplikimin e produktit.