MENU
klinika

Reduktimi i pashmangshëm

Formula 1 me plan të ri për garat e këtij sezoni

16.03.2020 - 13:00

Virusi i ri COVID-19 ka rishur planet e shumë aktiviteteve në mbarë mbotën, përfshi edhe sportin. Pavarësisht vendimit për të anuluar 3 garat e para sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 për shkak të koronavirus, ideja drejtuesve të këtij sporti është që kampionati të nisë në fund të majit.

Ata mendojnë për një kampionat me 17 apo 18 gara, duke nisur nga gara klasike e Montecarlo-s. Ross Braën, drejtori sportiv i garave, tha: “Ky moment pushimi do të na japë mundësi që të reflektojmë dhe mendojmë për të ardhmen. Idea është që të heqim pushimet verore që kemi në gusht dhe të spostojmë disa gara, për të bërë të mundur zhvillimin e një kampionati normal.

Mendoj se do të përgatisim një kalendar të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Natyrisht që gjërat do të jenë ndryshe, por do të ruajmë shumicën e garave. Mund të organizojmë një kampionat me 17 apo 18 gara deri në dhjetor”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës