MENU
klinika

Pas përhapjes së Covid-19

Amerika Latine dhe Afrika nisin pezullimin e futbollit

16.03.2020 - 12:09

Pas Azisë, Europës dhe SHBA-së, edhe disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës ndalën futbollin për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Emergjenca shëndetësore mbërriti edhe në Brazil. Hapi i parë që u ndërmor për të ndaluar përhapjen e shpejtë të COVID-19 ishte ndalimi i aktiviteteve futbollistike në vend.

Lajmin e dha Federata Braziliane, e cila ka bërë të qartë se do të mbyllte të gjitha aktiviteteve kombëtare që organizonte, për të ruajtur shëndetin e tifozëve dhe lojtarëve të cilët siç është parë në Europë, janë po aq të ekspozuar ndaj rrezikut.

Vendimi erdhi pasi shumë futbollistë dhe klube protestuan ndaj vendimit për të vazhduar kampionatin në këtë fundjavë, pasi panë se si me radhë, sidomos kampionatet në Europë, ndaluan të gjitha sepse shumë futbollistë rezultuan pozitiv pasi kishin zbritur në fushë apo kishin zhvilluar stërvitje.

Por Coronavirus “gjunjëzon” edhe Afrikën! Virusi i tmerrshëm që ka pushtuar Botën ka paralizuar gjithçka, dhe ka izoluar shumë shtete, sidomos në Evropë. Afrika është një ndër kontinentet më pak të prekur, por gjithsesi duket se edhe atje futbolli ka thënë “STOP”.

Republika Demokratike e Kongos zyrtarizoi pezullimin e aktiviteteve të futbollit për 30 ditë. Kongo bëhet kështu shteti i parë që merr një vendim të tillë në Afrikë. Pritet që edhe Afrika e Jugut dhe Algjeria t’i bashkohen këtij vendimi, pasi të dy kto shtete kanë shfaqur disa raste të Coronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN