MENU
klinika

Tetë gara janë anuluar

Formula 1 mund të përfundojë në janar 2021

30.03.2020 - 15:58

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirus ka vënë në lëvizje drejtuesit e Formula 1 që pavarësisht se duhej të fillonte në mesin e marsit nuk e ka zhvilluar ende garën e saj të parë. Deri më tani 8 gara janë ndërprerë, teksa në dyshim është edhe Çmimi i Madh i Britanisë.

Edhe pse në kalendar ky cirkuit duhej të mbahej në korrik, gjasat janë që të mos zhvillohet. Moment që nuk tremb thuajse aspak inxhinierin dhe drejtorin e skuderisë së Ferrarit, Matia Binotto, i cili zbulon se ekipet janë gati të zbresin në pistë edhe gjatë muajit janar.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit dhe po vlerësojmë ide të ndryshme. Një ide është që të zhvillohen 2 ose 3 gara në janar, duke anuluar provat e së premtes”- shprehet Binotto.

Kjo do të sillte një tejzgjatje të sezonit të Formula 1. Gara e fundit e këtij sezoni ishte planifikuar të ishte ajo e Abu Dabit më 29 nëntor, por anulimi i disa prej Çmimeve të Mëdha mund të detyrojë organizatorët që të shtyjnë sezonin deri në janar.

Për të qenë një kampionat botëror i vlefshëm, rregullorja e Formula 1 thotë se duhet të mbahen të paktën 8 gara. Nga 22 në total, deri më tani, kanë mbetur në lojë edhe 14 gara. Numrat sa vijnë e zvogëlohen dhe gjasat janë që ky edicion i Formula 1 të vihet seriozisht në pikëpyetje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin