MENU
klinika

Lehtësitë për bizneset e mbyllura

Fshihen gjobat për deklarim të vonuar

25.03.2020 - 13:04

Shpallja e gjendjes së fatëkeqësisë natyrore, sjell edhe disa përfitime për bizneset e prekura, numri i të cilave është shumë i lartë për shkak se janë mbyllur gjatë kësaj periudhe në kuadër të asave të marra nga qeveria ndaj përhapjes së coronavirusit.

Kështu, referuar ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 111, paragrafi 4 e ngarkon Administratën Tatimore dhe strukturat e apelimit me përgjegjësi që të heqin gjobat për deklarim të vonuar të çdo deklarate të kërkuar nga legjislacioni për periudhat tatimore të zgjatjes së gjendjes së emergjencës. Në këtë mënyrë, bizneset që janë mbyllur nga masat e marra në pamundësi të dorëzimit të deklaratave në kohë, do të “shkarkohen” nga përgjegjësia e pagesave të penaliteteve gjatë kësaj periudhe.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Po ashtu, për bizneset e prekura, sipas nenit 77 të ligjit, bazuar në kërkesën e tatimpaguesit, Administrata Tatimore mund të vendosë shtyrjen e afatit për pagesën e detyrimeve tatimore të deklaruara nga këto biznese. Në nen citohet se “Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagese me këste”.

Për të lidhur një marrëveshje, tatimpaguesi detyrohet të kryejë menjëherë 20 % të vlerë së detyrimit tatimor, ndërsa pjesa tjetër shtyhet duke u paguar me këste sipas një grafiku të përcaktuar nga administrata tatimore. Megjithatë, në ccdo rast, bizneset duhet të vertetojnë pamundësinë financiare për të paguar detyrimet në kohë. Këto masa u morën edhe për subjektet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, në zonat ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sejko: Niveli më i ulët në histori

BSH ul normën e interest nga 1% në 0,5%

Ç'po ndodh me naftën?

Coronavirus/ Bie kërkesa globale


Analiza nga Robert J. Shiller

Dy pandemitë: COVID-19 dhe… Ankthi

Kush përfiton dhe dokumentet që kërkohen

COVID-19/ Hyn në fuqi paketa e ndihmës për bizneset

'Një lloj i ri bashkëpunimi global"

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe

Çfarë paralajmëron analiza e ekspertëve?

Bota përballë një vale të nacionalizmit ushqimor?