MENU
klinika

Nuk ka panik

Futbollisti i prekur nga Covid-19 infekton partneren

16.03.2020 - 21:48

Lojtarët e infektuar në Itali nga Covid-19 tashmë kanë transmetuar virusin edhe te familjarët. I tillë është rasti i Daniele Ruganit. E fejuara e tij Michela Persico është infektuar me Coronavirus prej mbrojtësit juventin.

Vetë partnerja e lojtarit të “Zonjës së Vjetër” e dha lajmin në profilin e saj në “Instagram”, por siguroi të gjithë ndjekësit e saj se është mirë me shëndet: “Jam pozitive, por doja t’ju siguroja se jam mirë me shëndet! Ju falënderoj shumë për  shqetësimin që keni treguar!”.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti iu është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social “Instagram” duke uruar që rasti i tij “të ketë shërbyer për sensibilizimin e njerëzve për koronavirusin”.

“Jam mirë. Dua t’ju siguroj se nuk kam patur asnjë simptomë serioze nga ato çfarë kemi lexuar dhe e konsideroj veten me fat. Pastaj erdhi një goditje e mirë, sepse jam i pari në këtë ambient i infektuar me coronavirus dhe shpresoj që të ketë shërbyer sadopak për të ndërgjegjësuar njerëzit, sidomos ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e këtij problemi”, shprehet Rugani

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas rastit të Daniele Ruganit

Një tjetër futbollist i Serie A me COVID-19