MENU
klinika

Rekordi

Gjyshi 75-vjeçar shënon gol si lojtar profesionist

10.03.2020 - 17:39

Dëshira për të luajtur futboll si profesionist kishte mbetur një ëndërr e largët për dekada të tëra. Megjithatë, egjiptiani, Eez Eldin Bahderin nuk i humbi për asnjë moment shpresat për ta realizuar një gjë të tillë, derisa në fillim të këtij viti u regjistrua në Federatën Egjiptiane të Futbollit si lojtari i saj më i vjetër.

Madje, babai i katër fëmijëve dhe gjyshi i gjashtë nipërve e mbesave ka shënuar gol, për t’u bërë lojtari profesionist më i vjetër që realizon. 75-vjeçari realizoi një penallti në debutim për ekipin e “6 October” në divizionin e tretë të futbollit egjiptian.

Tashmë, Bahderin i duhet të luajë edhe 90 minuta të tjera për t’u njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness, duke kaluar rekordmenin aktual Isaak Hajik, i cili shënoi për ekipin izraelit të Zhehuda në moshën 73 vjeçare.