01.03.2020 - 10:14
Greqia ka konfirmuar rastin e pestë me koronavirus. Pacientja është një mësuese që jeton në Selanik.
Deri më tani, ka pasur katër raste, dy në Athinë dhe dy në Selanik. Rasti i parë në Greqi ishte ai i 38-vjeçares në Selanik dhe i dyti i djalit të saj 9-vjeçar.
Rasti i tretë ishte i vendosur në Athinë. Ishte 40-vjeçari nga Marousi që ishte shtruar në spital në Atticon. Ndërsa rasti i katër është një 36-vjeçar, i cili u shtrua në spital në të njëjtin spital ku ishte edhe rasti i tretë.
Personat të gjetur pozitivë për infeksionin e ri koronavirus vazhdojnë të trajtohen në Athinë dhe Selanik dhe janë në gjendje të mirë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Frikë nga koronavirusi?!
Ja si ta përgatisni në shtëpi xhelin dezinfektues
Indeksi i The Economist
Koronavirusi/ Si renditet Shqipëria për kapacitetet shëndetësore
"I kemi marrë masat"
Manastirliu: Koronavirusi mund të prekë edhe Shqipërinë, nuk jemi imun!
Flet futbollisti Albi Alla