MENU
klinika

Frika nga koronavirusi

Greqia vendos blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies

14.03.2020 - 09:39

Greqia ka vendosur blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies për të penguar kalimin e refugjatëve.

Refugjatët e ardhur në qytetin Edirne të cilët duan të kalojnë në Evropë, vazhdojnë pritjen e tyre në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare Pazarkule-Kastanies dhe në territorin me pemë në afërsi të saj. Blloqet e betonit në lartësi prej 1.5 metra u transportuan me kamionë në pikën kufitare Kastanies nga Greqia dhe u vendosën me eskavatorë në hyrje të pikës kufitare.

Ndërkohë forcat greke të sigurisë gjatë kësaj hipën mbi blloqe dhe vendosën drejtpërdrejt në objektiv me bomba gazi refugjatët që u afruan pranë hyrjes. Refugjatët u larguan nga zona e ndërmjetme si pasojë e efektit të gazit lotjsellës.

Bëhet e ditur se 3 kapsula gazi të hedhura nga njësitet kufitare greke ranë në oborrin e postës së xhandarmërisë brenda pikës kufitare turke Pazarkule.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi