Vajza e famshme e James Bond, Olga Kurylenko ka konfirmuar se është e infektuar me Koronavirus dhe është në izolim.
Aktorja 40-vjeçare, e cila u shfaq në filmin “Quantum of Solace”, u tha fansave se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në karantinë që nga java e kaluar.
“E izoluar në shtëpi pasi rezultova pozitivisht me Koronavirus”.
“Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore”.
“Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”
Olga ka pasur nënshtetësi franceze që nga viti 2001 dhe ka jetuar në Londër për rreth një dekadë, por ajo nuk thotë se ku po e kalon izolimin.
Në një postim tjetër aktorja zbuloi se ajo është duke ngrënë hudhra për të forcuar sistemin e saj imunitar.
“Kam kollë vetëm në mëngjes, pastaj nuk kam fare kollë”, tha ajo.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi kurë për këtë virus. Ne duhet të presim derisa të kalojë “.
Ylli me origjinë sovjetike u tha 567,000 ndjekësve të saj: “Për të ulur temperaturën, ata thanë që të marrim Paracetamol, gjë që unë e bëj. Kjo eshte e gjitha. Asgjë më shumë për të bërë. Sigurisht, unë ende marr vitamina për veten time. Ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë. Shtrydhni limon në ujë. Kjo është e gjitha”.
Ylli postoi një foto ku shfaqte një pamje përmes një dritareje në shtëpinë e saj, ku ajo është në karantinë.
Aktorja është e njohur për filmin sci-fi “Oblivion” ku luan me Tom Cruise si dhe “The Death of Stalin” apo “The Man Who Killed Don Quixote’.