MENU
klinika

Covid-19

Hakerat tentojnë të futen në sistemet kompjuterike të OBSH-së

24.03.2020 - 17:02

Hakerat janë përpjekur të futen në sistemet kompjuterike të OBSH-së. Lajmi është bërë me dije nga agjencia e njohur e lajmeve Reuters, dhe sipas burimeve zyrtare kjo ishte një përpjekje e shtuar e sulmeve kibernetike.

Zyrtari i Sigurimit të Informacionit, Flavio Aggio tha se identiteti i hakerave ishte i paqartë dhe sulmi i tyre dështoi, por, ai paralajmëroi se përpjekjet e hakerimit kundër agjencisë dhe partnerëve të saj janë rritur teksa këto organizma janë duke luftuar me përhapjen e coronavirus.

Përpjekja e hakerave për të targetuar OBSH u paralajmërua më herët në Reuters nga Alexander Urbelis, një ekspert i sigurisë në internet, i cili gjurmon aktivitetin e dyshimtë për regjistrimin e domenit të internetit. Urbelis tha se ai e vuri re aktivitetin e sulmit kibernetik në datën 13 Mars, kur një grup hakerash do të aktivizonte një sit me qëllime dashakeqëse duke imituar sistemin e brendshëm të emailit të WHO..

Nga ana tjetër, OBSH publikoi një njoftim muajin e kaluar që paralajmëroi se hakerat po përpiqen të vjedhin para dhe informacione të ndjeshme nga publiku.

Ekspertë të sigurisë kibernetike po ashtu kanë ngritur shqetësimin se hakerat e të gjitha llojeve janë duke përfituar nga situata botërore e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”