Një piramidë 4 700-vjeçare në Egjipt, që i shpëtoi shembjes nga një firmë ndërtimi britanike, hapi dyert për herë të parë për publikun, pas 90 vjetësh. Piramida e Djoserit ka një lartësi prej 60 metrash dhe mendohet të jetë piramida e parë që është ndërtuar në Egjipt, ndërtesa më e vjetër në botë.
Ajo është ndërtuar e gjitha prej gurësh nga arkitekti egjiptian Imhotep, në nekropolin e Saqarës në jug të Kajros, për të varrosur mbretin Djoser, themeluesin e Mbretërisë së Vjetër. Por, trarët e gurtë dhe blloku mbështetës i strukturës ishin dëmtuar ndjeshëm me kalimin e mijëvjeçarëve.
Inxhinieri Peter James, nga Newport i Uellsit, në vitin 2011 nisi të riparojë varrin e rrënuar dhe struktura u forcua mjaftueshëm, aq sa për ta bërë sërish të vizitueshme për turistët.
Për herë të parë pas vitit 1930, të gjithë kureshtarët tashmë kanë mundësinë të vizitojnë dhomën ku është varrosur mbreti Djoser, më parë e mbyllur për arsye sigurie.