MENU
klinika

Me "heroizëm" në karantinë...

E trishtë në Has, digjet muzeu etnografik

27.03.2020 - 15:34

        Në këto ditë karantine, pothuaj e gjithë Shqipëria, vjen një lajm i hidhur, djegia e muzeut Etnografik të Krumës, në Has. Lajmin, apo denoncimin e ka bërë në rrjetet sociale drejtori i departamentit të Etnologjisë, në QSA, Nebi Bardhoshi. Në postimin e tij, ai ka kërkuar rindërtimin e muzeut në një hapësirë të denjë.             

Denoncimi i plotë: “Pak është të thuhet se është lajm i keq. Duke pasur parasysh situatë kur ndodh një gjë e tillë, shumëkush s’ia ka ngenë të merret me këtë çështje. Veç faktit që kërkohet zbardhja e çështjes, akoma më shumë kërkohet që ky muze të rindërtohet ose gjendet një hapësirë tjetër e denjë.

Po ashtu kërkohet të veprohet sa më shpejt për të gjithë muzetë etnografikë të mos lihen në harresë.Bashkë më “Miqtë e Bogdanit”, kishim planifikuar të nisnim punën për rivitalizmin e Muzeut Etnografik i Hasit, si pjesë e një ambicie më të madhe, që është deshira për të rikthyer në funksion të gjithë muzetë e harruar të etnografisë shqiptare. Nuk do të hiqet dorë, por s’do mend që puna është vështirësuar.”

Interesi më i madh ka qenë nëse ky muze ka pasur objekte muzeore brenda tij, dhe nëse ishte funksional. Në fakt, këto pyetje duhej t’i bënin njerëzit e thjeshtë, por ka befasuar që sekretari i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole është pikërisht ai që ka drejtuar pyetjen Bardhoshit. Duhet të kujtojmë se Tole duhet ta njohë shumë mirë gjendjen e muzeve, pasi ai ka qenë për një kohë drejtori i trashëgimisë kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, dhe duket e patolerueshme kjo mungesë vëmendje.

Por, pyetjes së Toles: A ishte funksional, objektet muzeore ku gjenden? – drejtori i Etnologjisë, i është përgjigjur: “Ishte thuajse i mbyllur për mungesa ta shumta nga ana financiare e mungesa te çfardolloji. Objekte thuajse nuk kishte, por sidoqofte demi eshte i madh sepse jane demtuar ato pak te dhena e materiale qe ishin, e bashke me te eshte demtuar godina. Lajm i trishte.”

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024